“Vajza ime është e bukur”, nëna prek me mesazhin për shenjën në fytyrë të vogëlushes

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 18.02.2019, 20:21

Mesazhi i një nëne ka prekur shumë njerëz. E vogla Natalie ka lindur me një nishan të zi në pjesën e fytyrës së saj. Të shumtë kanë qenë njerëzit që e kanë paragjykuar vogëlushen për shkak të nishanit të saj.

Shumë njerëz të pashpirt e kanë quajtur 1-vjeçaren të shëmtuar. Natali ka edhe dy vëllezër, të cilët motrën e tyre e kanë krahasuar me Batmanin, personazhin vizatimor që pëlqejnë fëmijët. Kjo ka ndodhur për shkak të shenjës me të cilën ka lindur vogëlusjhja Natali.

Deklarata e nënës së vogëlushes:

Kur e shtrëngova për herë të parë në krahët e mi, nuk mund t’u besoja syve. Ishte hera e tretë që sillja në jetë një fëmijë, dhe sigurisht që emocionet e atij momenti janë të papërsëritshme, megjithatë tanimë isha më e përgatitur se ç’duhej të bëja, dhe si duhet të përkujdesesha për të, por me Natalie ishte komplet ndryshe. Edhe pse nuk e kisha marrë akoma veten nga lindja me prerje cezariane, doja që ta shihja, ndonëse infermieret më paralajmëruan se nuk ishte akoma momenti.’’

Kështu e nis rrëfimin e saj Lacey Jackson, e cila ka ndarë së fundmi historinë e vajzës së saj 1-vjeçare, e lindur me një shenjë të zezë që i mbulon thuajse 1/3-ën e fytyrës. Për mamanë nga Dakota e Jugut, përballja me njollën e madhe nuk ishte e lehtë, aq më tepër pasi ajo dyshonte se diçka kishte shkuar keq gjatë shtazënisë.

Menjëherë Natalie iu nënshtrua rezonancës magnetike dhe kontrolleve të specializuara të lëkurës, por mjekët i siguruan të dy prindërit që ajo nuk kishte asnjë problem, madje nuk paraqiste asnjë rrezik për të ardhmen.

Nëna shton:

Kur djemtë, Elliott 7 vjeç dhe Devin 4 vjeç, e panë për herë të parë menduan se ajo ngjante me Batman, dhe në këtë momente Natalie u bë heroina e familjes sonë. Të shumtë janë ata që e paragjykojnë, madje një mama në grupin e prindërve të Elliott më tha se nuk duhe ta ekspozoja më në rrjete sociale. Vajza ime është e bukur ashtu siç është. Është e bukur sepse është ndryshe, nuk ka fëmijë të shëmtuar. Ka thjesht fëmijë që kanë nevojë për dashuri, strehim, të ushqehen shëndetshëm, të rriten larg frymës së ndjerit anormal/anormale, fëmijë që kanë nevojë të edukohen mirë, të jenë socialë dhe të duan e t'i duam. Vajza ime është e bukur dhe këtë nuk e mohon dot njeri."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit