Veliaj kryen operacionin “fshesa”, hakmerret ndaj zyrtarëve të lartë të Bashkisë që morën pjesë në protestë

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 18.02.2019, 19:45

Mëngjesin e sotëm nënkryetarja e Bashkise së Tiranës, Kozeta Mesiti është shkarkuar nga detyra. Thuhet se shkak për shkarkimin e saj nga detyra është bërë pjesëmarrja në protesten e 16 shkurtit para Kryeministrisë.

Burime nga Bashkia e Tiranës, se veç Mesitit u shkarkua edhe drejtori i tregjeve, Sokol Hysa. Të dy këta vinin nga radhet e PDIU-së. Kjo parti doli nga koalicioni që kishte me qeverinë, disa kohë më parë.

Kujtojmë këtu se Mesiti dhe Hysa ishin në Bashki pas koalicionit në zgjedhjet e 2015.

Shkarkimi i tyre është firmosur nga vetë kryebashkiaku Erion Veliaj. Pas përfundimit të protestës ai reagoi me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Në këtë status ai shkruante:

Po pse o pse? Ca ju beri pema, lulja, bulevardi, arti, pastërtia, e bukura, e mira? Do t’i rikuperojmë në kohë rekord, por Tirana nuk harron – s’ka më kthim pas tek huri e druri! Mirënjohje kryeqytetit që u distancua nga ekskursioni i dhunës! #MosVandalizoTiranën."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit