“Protesta do jetë fatale për qeverinë, nuk do kursehet më asgjë ditën e enjte”

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 18.02.2019, 19:22

Gazetari Nikoll Lesi ka shkruar se protesta që do të ndodhë këtë të enjte do të jetë fatale për kryeministrin Edi Rama.

Sipas Lesit ndryshe nga protesta e së shtunës, të enjten nuk do të kursehet asgjë dhe protestat e Parisit do të jenë lule përpara protestës së opozitës në Tiranë.

Po ashtu gazetari është shprehur se protesta e të enjtes do jetë demonstratë e udhëhequr nga PD-LSI dhe partitë e tjera të opozitës dhe do jetë fatale për qeverinë.

Shkrimi i tij i plotë:

Kryeministri deklaron se nuk jep dorëheqjen dhe se do të shkojë deri në 2021-in si kryeministër. Por parlamenti nuk funksionon më pas dorëzimit të mandatëve nga opozita, pavarësisht se çfarë thotë qeveria dhe PS-ja. Nuk ka më parlament, ndonëse kryeministri mund të ketë blerë apo blejë ndonjë deputet të opozitës. Politikisht ka rënë parlamenti që sot. PD-ja dhe LSI-ja nuk do kenë mandate, nuk e njohin parlamentin dhe qeverinë. Por sipas burimeve nga selitë blu dhe të LSI, të mos shpresojë kryeministri se do të jetë më pas ditës së enjte pasi do ta rrëzojnë me popullin që këtë herë nuk do jetë protestë e lenë në dorë të lirë, siç ndodhi të shtunën. Do jetë demonstratë e udhëhequr nga PD-LSI e partitë e tjera të opozitës dhe do jetë fatale për qeverinë. Nuk do kursehet më asgjë ditën e enjte. Demonstratat e Parisit do jenë lule në krahasim me atë që do të ndodhë ditën e enjte para Kryeministrisë dhe te Parlamenti. Kryeministria nuk do ketë fatin e së shtunës, por më keq, ndërsa salla e parlamentit do jetë arenë, ku as Garda me gjithë forcat speciale nuk e shpëtojnë qeverinë. Opozita do të bëjë thirrje për futjen e popullit në parlament. Kjo thuhet në dy selitë e PD dhe LSI. Lulzim Basha tha se Edi Rama do tërhiqet zvarrë, kurse Luan Rama, një prej ikonave të LSI, ka deklaruar se asgjë nuk e shpëton më kryeministrin e krimit. Petrit Vasili mbetet më radikal për të enjten. Edi Rama ka një zgjidhje; dorëheqje dhe krjimin e një qeveri tranzitore për zgjedhje e cila duhet të drejtohet nga një i majtë, por që palët të jenë dakort për emrin.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit