Lamë pas një vit me rekord dëmi ekonomik, KLSH: Efektet negative në buxhet 1.5 miliardë dollarë

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 18.02.2019, 19:25

Kontrolli i Lartë i Shtetit, nga auditimet që ka kryer gjatë vitit 2018 ka dalë në përfundimin se viti që lamë pas ka një rekord dëmi ekonomik përsa i përket shpërdorimit të fondeve publike dhe keqmenaxhimit të buxhetit. Dëmi kap shifrën prej 1.5 miliardë dollarësh.

E dhëna vjen përmes raportit përfundimtar të punës së Departamentit të Auditimit të Buxhetit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Krahasuar me një vit më parë, kur totali i dëmit arrinte në 1.1 miliardë dollarë vlera e munguar në buxhetin e shtetit është rritur me rreth 36%.

Për vitin 2018, grupet e auditimit të Departamentit të Auditimit të Buxhetit kanë ushtruar kontrolle në 24 subjekte, në disa prej të cilave janë përfshirë edhe auditues polakë.

Për vitin 2018 në auditimet e kryera janë lënë gjithsej 519 rekomandime për përmirësimin e gjendjes dhe problematikave të konstatuara, krahasuar me 409 rekomandime që ishin dhënë një vit më parë. Masat për shpërblim dëmi ekonomik të shkaktuara, të konstatuara gjatë auditimeve të vitit 2018 janë në shumën 2,2 miliardë lekë, afërsisht 22 milionë dollarë. Për këtë dëm janë propozuar nga KLSH 14 masa administrative, 138 masa disiplinore. Në total efektet negative nga shkeljet në buxhet arrijnë vlerën e 159 miliardë lekëve, afërisht 1.5 miliardë dollarë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit