“Toka është e sheshtë!” YouTube rrit numrin e besimtarëve për teorinë e veçantë

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 18.02.2019, 17:38

Mediat dhe rrjetet sociale po ndikojnë gjithmonë e më shumë në jetën e njerëzve. Një rritje e ndjeshme e numrit të njerëzve kanë filluar të besojnë se Toka është e rrafshët. Arsyeja e besimit për këtë teori është rritur nga media sociale You Tube.

Nga të gjithë njerëzit e intervistuar, vetëm njëri nuk e kishte parë vetë faqen e shndërruar në një industri miliarda euroshe. Të gjithë të tjerët pohojnë se ndryshuan mendje për formën e planetit pasi panë videot promovuese të teorive konspirative në YouTube.

Dyshimet e studiuesve u shtuan pas pjesëmarrjes në grumbullimet më të mëdha të përkrahësve të kësaj ideje, konferencës së tyre të përvitshme në Rayleigh të Karolinës së Veriut në 2017-tën dhe asaj në Denver të Kolorados vitin e kaluar.

Shumica e personave të intervistuar, treguan se tashmë ishin të bindur se Toka nuk është një planet i rrumbullakët që rrotullohet në hapësirë, por një disk i sheshtë. Këta persona tashmë kanë rrëzuar 2500 vjet shkencë vetëm e vetëm nga YouTube.

Sipas tyre, Toka e rrumbullaktë është një përrallë dhe në të vërtetë shtëpia jonë është e sheshtë dhe akujt në Polin e Veriut dhe Antarktida në jug na mbrojnë që të mos rrëzohemi prej saj.

Megjithëse ka me mijëra foto e filmime nga hapësira që provojnë se Dielli është qendra e sistemit tonë, ata parashtrojnë idetë e tyre kundër modelit heliocentrik dhe për të shmangur pyetjet e vështira të kundërshtarëve, diskutimet i zhvillojnë në forume të mbyllura në internet.

Deklarata e njërit prej të intervistuarve:

Të tjerët të gjithë ishin bindur nga faqja e famshme, videoja me e popullore e se cilës mbi këtë teme, “200 prova se Toka nuk është një top që rrotullohet”, ofron sipas tyre argumente bindëse, ndërsa të apasionuarit pas kësaj teorie shtrojnë pyetje si “Ku është harku”, dhe “Përse horizonti është gjithmonë në nivelin e syrit?”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit