Futbollisti i Manchester United, Maks Tajer ka marrë një lajm të tmerrshëm.
Rezultatet e analizave kanë treguar se 19-vjeçari është diagnostifikuar me kancer.
Ai ka ndërprerë çdo aktivitet sportiv duke nisur një seancë intensive kimioterapie.
Mbrojtësi është pjesë e “Djajve të Kuq” prej një viti, ndërsa aktualisht aktivizohej me ekipin U23.
Tajerit do t’i duhet të ndërpresë karrierën e tij deri sa të shërohet nga kjo sëmundje që ka marrë jetën e shumë njerëzve.
Klubi anglez i ka qëndruar shumë pranë Tajer, duke vënë në dispozicion të tij, gjithë stafin mjekësor të klubit.