“E bëra të famshëm, faqja e tij e zezë bëri xhiron e botës”

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 18.02.2019, 17:11

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar lidhur me jehonën që kanë marrë pamjet kur ai i hodhi bojë kryeministrit Rama në Parlament. Këto pamje kryesojnë listën e agjensisë franceze të lajmeve "Reuters" për nga shikueshmëria.

Ai thotë se Ramën nuk e bën të famshëm asgjë nga ato që ai është përpjekur të bëjë, nga ekspozitat e pikturave, veshja e atleteve e deri tek intervistat dhe imazhet e blera me miliona më shumë se sa e bëri të famshëm sipas tij, boja që i hodhi.

Deputeti demokrat shkruan në rrjetet sociale se Edi Rama e kishte kërcënuar se do të vazhdonte ta bënte atë qesharak në Parlament.

Statusi i plotë i Palokës:

E bera te famshem… Cfare nuk ka bere per te terhequr vemendjen e nderkombetareve dhe mediave te huaja: Ka shkuar me atlete ne summite nderkombetare , madje dhe ne sallone e oborre mbreterore; ka hapur ekspozita si kryeminister ne galerite me te shtrenjta te botes ; ka bere eksentrikun, sharlatanin e karagjozin sa ka mundur ne takime nderkombetare; ka paguar miliona per intervista e reportazhe; ka angazhuar dhe Sorosin per ti bere publicitet ne mediat qe kontrollohen prej tij… Po nuk arriti kurre te merrte vemendjen dhe publicitetin qe mori pas te enjtes se kaluar. Faqja e tij e zeze beri shetitjen e mediave nga vendet arabe ne SHBA, nga Evropa ne Azi. E jo shaka po gjithe mediat me te rendesishme te planetit. Sot ka fituar dhe cmime nga keto media (Reuters apo BBC) si kryeministri faqezi dhe gojeqelbur i Shqiperise. P.S Po e them tani per here te pare ( kam deshmitare spiropallen): Nje nga momentet qe nuk e kapen dot mediat, nje nga ato shume momente kur kryeministri i “rilindjes” shan e shfryn nga vendi pa mikrofon, sapo ishte bojatisur, mu drejtua duke me kercenuar. Me kercenoi se do vazhdonte te me “bente qesharak” ne Parlament… E thene nga ai eshte per tu marre ne konsiderate, por pa modesti fare, dyshoj qe sado te perpiqet, do arrij te me bej “te famshem” aq sa arriti ai brenda nje dite…"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit