Liruan kosovarin e dënuar për trafik droge, Krimet e Rënda japin masën e sigurisë për shefin dhe efektivët e Kukësit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.02.2019, 15:47

Katër policët të cilët liruan kosovarin e shumë kërkuar për trafik droge, Naser Gashi, janë njohur ditën e sotme me masën e sigurisë.

Për shefin e komisariatit të Kukësit, Agim Basha, Krimet e Rënda dhanë arrest me burg. Arrestimi i Bashës nuk është kryer për shkak se ai nuk u gjet në shtëpi.

Për vartësin e Bashës, Kujtim Saphiun, gjykata vendosi "arrest shtëpie". Ndërsa për dy efektivët e tjerë, Ferdinand Xhepa dhe Shkëlzen Ibaj, Krimet e Rënda vendosën detyrim paraqitje për shpërdorim detyre.

Hetimet ndaj zyrtarit të Policisë së Kukësit dhe efektivëve të tjerë nisën pas denoncimit të bërë nga Shkëlqim Pepkolaj. Ky i fundit prej ditësh ndodhet në azil sëbashku me familjen.

Kujtojmë se mbrëmjen e 17 tetorit në pikën kufitare të Morinës u paraqit një person me emrin Samir Bula. Pas marrjen së shenjave të gishtave, ka rezultuar se personi në fjalë ishte Naser Gashi, i datëlindjes 1960 nga Kosova.

Ky i fundit ishte dënuar nga Apeli i Krimeve të Rënda me 7 vite e 4 muaj burg. Atij i kishin mbetur edhe 2454 ditë burg dhe ishte shpallur në kërkim me kartelë të kuqe. Pas arrestimit të tij, prokurorja Rita Gjati urdhëroi lirimin për shkelje procedure.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit