Loredana për momentin është një ndër këngëtarte më të sukseshme jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Gjermani.
Së fundmi ajo ka publikuar në profilin e saj në Instagram një video, ku shfaqet e veshur me një kostum sportiv.
Kostumi që ajo mban veshur është i markës “Louis Vuitton” dhe kushton jo më pak se 3800 euro. Ka qenë faqja “Whattheywearin”, ajo që ka zbuluar se sa kushton kostumi sportiv i Loredanës.
Gjithashtu përmes kësaj videoje Loredana ka zbuluar se ajo është duke u bërë gati për një projekt të ri së bashku me Mozzikun.
Ndërsa momentalisht ata janë duke shijuar e këgës “Romeo & Juliet”.
Kujtojmë këtu se Mozzik dhe Loredana janë në një lidhje dhe së bashku kanë një vajzë.