Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, thotë se çështja e marrëveshjes me Serbinë është e hapur dhe se ajo duhet të ndodhë me kufijtë ekzistues që ka Kosova.
Madje, ai ka dërguar mesazh edhe tek presidenti Thaçi.
“Le të harron gjithkush që kemi me dhanë troje e kufij, ne nuk e kemi harru marrëveshjen e Demarkacionit, por e kemi ra dakord me me korrigju atë marrëveshje. Kufiri është në Çakorr dhe kullë, ne me Serbinë duhet me u njoh me kufijtë ekzistues”, tha Haradinaj.
Haradinaj këto deklarata i bëri gjatë homazheve në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.
Ndryshe, kryeministri Haradinaj dhe presidenti Thaçi po vazhdojnë të kenë përplasje rreth pikëpamjeve për marrëveshjen finale me Serbinë.