Përveç prindërve dhe motrës, ai që e ka vuajtur në maksimum humbjen e Emiliano Sala ishte qeni i tij, Nala.
Gjatë kohës që lojtari rezultonte i humbur dhe nuk po gjendjej, një foto prekëse po qarkullonte në internet, teksa shihej qeni i tij duke e pritur te dera.
Për fat të keq, Sala nuk u kthye kurrë dhe dje është bërë ceremonia mortore e tij.
Nala ishte pjesë e funeralit të futbollistit që u mbajt në vendlindjen e tij, në Argjentinë.
Kujtojmë që Emiliano Sala humbi tragjikisht jetën në një aksidenti ajror në një avion privat teksa po udhëtonte në drejtim të Kardifit.