Foto e Javës për Agjencinë "Reuters" është zgjedhur spërkatja me bojë të kryeministrit Edi Rama nga nënkryetari i PD, Edi Paloka, në seancën parlamentare të së enjtes.
Në përshkrimin e fotos "Reuters" shkruan:
Risjellim në vëmendje se spërkatja me bojë e kryeministrit Edi Rama erdhi pasi ky i fundit vetëm një javë më parë kishte tallur Palokën, për mënyrën e të folurit.
Demokratët e kanë konsideruar sjelljen e Ramës kundrejt Palokës dhe të gjithë opozitës si arrogante, ndërsa pas protestës së të shtunës kryetari i PD, Lulzim Basha ka propozuar djegien e mandateve. Sipas tij mandatet në atë Parlament nuk janë me vlerë.