I shpëtoi mrekullisht atentatit të dytë, policia i vendos prangat në spital Armando Sulejmanit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.02.2019, 11:51

Ditën e djeshme në një atentat me armë zjarri në zonën e "Ujit të ftohtë" në Vlorë, ndërruan jetë dy persona, ndërsa u plagos edhe Armando Suljemani, i cili ishte shënjestra.

Edhe pse ndodhet në spital me dy plumba, atij i janë vënë prangat ditë e sotme. Kjo për shkak se në makinë u gjet një armë zjarri, që dyshohet se është e 42-vjeçarit.

Armando Sulejmani ose "Çipuri", është një person me precedentë të shumtë penalë. Ai njihet si anëtar i bandës së Gaxhait dhe ishte liruar nga burgu për vrasje rreth 3 vite më parë.

Gjithashtu Çipuri dyshohet se ka kryer një atentat në nëntor të 2018-ës në qytetin e Durrësit dhe një tjetër në janar të këtij viti në Vlorë, ku mbeti i plagosur, Mikel Mehmeti.

Kjo është hera e dytë që Çipurit i bëjnë atentat, pas atij të vitit 2016, teksa hynte në banesën e tij në lagjen “Pavarësia”, ku i shpëtoi 11 plumbave duke e kapur vetëm njëri prej tyre.

Për arsye hetimore, policia nuk ka dhënë të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e djeshme.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e djeshme, policia ka arrestuar në flagrancë 43 vjeçarin A.S., për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve. Për arsye hetimi nuk japim detaje të tjera.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit