Atentati në Vlorë/ “Viktima ishte në përgjimet e drogës mes policisë dhe Habilajve, po hiqen qafe dëshmitarët”

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 18.02.2019, 11:22

Ish-kryeministri Sali Berisha referuar denoncimit të një qytetari shkruan se atentati i bërë ditën e djeshme në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku humbën jetën 2 persona dhe u plagos një tjetër ishte për të eliminuar dëshmitarin.

Në një postim në Facebook, Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili shkruan se viktima, që ka qenë shofer i makinës, ka qenë pjesë e përgjimeve të Habilajve dhe sipas tij fakti që po nxitojnë të përmendin faktin se i plagosuri ka qenë në bandën e Gaxhait në 1997, shërben për të mbuluar ndoshta shkakun e vërtetë.

Postimi i plotë i Berishës:

Shkaku i ekzekutimeve mafioze dje ne Vlore eshte eleminimi i deshmitareve! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb Njeri nga te vraret ne Vlore, ai qe ishte edhe i zoti i makines, ka qene pjese e pergjimeve te droges mes oficereve te policise dhe grupit te habilajve. Fakti qe po nxitojne te permendin faktin se i plagosuri ka qene ne banden e Gaxhait ne 1997, sherben per te mbuluar ndoshta shkakun e vertete, dmth qe po hiqen qafe deshmitaret."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit