“Sa nëna të pikëlluara ka lënë masakra e Çoles”, vajza nga Vlora ka një mesazh për “gjaknxehtët” e qytetit: Ju lutem…

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 18.02.2019, 10:34

Masakrat që kanë ndodhur kohë pas kohe në qytetin e Vlorës kanë lënë pas shumë viktima, të plagosur, por kanë tmerruar edhe qytetarët.

Një vajzë nga qyteti i Vlorës ka një mesazh për të gjithë hakmarrësit, që po u marrin jetën kryesisht djemve të rinj.

Vajza u kërkon djemve gjakënxehtë që shpesh ua marrin jetën personave të tjerë edhe për motive të dobëta të tërhiqen nga hakmarrja, të mendojnë për nënat dhe dhimbjen që lënë pas.

Mesazhi i plotë i vajzës dërguar në JOQ Albania:

Pershendetje JOQ, jam nje vajze nga Vlora po shkruaj nisur nga fakti qe jemi te tronditur per vrasjet qe po ndodhin zinxhir ne qytetin ton. Masakra e Çoles qe nga momenti qe u vran 3 persona nuk ka rreshtur se vazhduari me hakmarrje dhe vrasje pa fund. Aq me teper qe po vriten çuna te rinj, pavaresisht hakmarrjes qe kane me njeri tjetrin kam nje thirrje per te bere tek gjith çunat e Vlores gjaknxehte qe nuk e falin gjakun dhe jo vetem vlonjatet por te gjithe ata qe kane gjith jeten para dhe mendojne per hakmarrjet dhe larjen e hesapeve, se Zoti na fali vetem nje jete dhe ju keni gjith jeten para per tu bere prind per te rritur femijet tuaj edhe per te vazhduar jeten te qete dhe me paqe, nese ju nuk e ndaloni gjakmarrjen qe keni nisur sdo gezoni as ndjenjen e te qenit prind as rritjen e femijeve tuaj. Mendoni sa nena te pikelluara ka len masakra e Çoles dhe jo vetem Masakra e Çoles por vazhdimisht krijohen konflikte per motive te dobeta, a mendoni se iken jeta per nje fjale goje sepse ju çuna nuk terhiqeni, terhiquni qe te fitoni jeten qe ua dhuroj Zoti vetem nje here se te dyte nuk kemi. Mendoni per veten kur niseni me gjaknxehtesi per te kryer nje akt qe do te kete pasoja te renda si per ju ashtu dhe per ate qe ju doni te hiqni qafe. Anonim te lutem."

Risjellim në vëmendje se jo më larg se ditën e djeshme një tjetër atentat, vijueshmëri e "Masakrës së Çoles", u mori jetën dy personave, ndërsa la të plagosur një tjetër, që dyshohet se ishte viktima e atentatit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit