Një shqiptar 35-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tripoli, pasi dje në drekë ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediet greke, të cilat shkruajnë se ka qenë fëmija i mitur i çiftit që ka thirrur nga ballkoni për ndihmë.
Fëmija bërtiste:
Më pas kanë qenë fqinjët që kanë thirrur policinë, të cilët kanë thyer derën dhe kanë shpëtuar gruan e re.
Gruaja u dërgua në spital me plagë të rënda.