Ndërkohë që shumica e meshkujve kalojnë me orë ose muaj për të gjetur unazën perfekte të fejesës, një 27-vjeçar i ka zgjedhur një rrugë tjetër.
John Elliott i propozoi të dashurës së tij me një unazë që kushtonte rreth 8 mijë euro, por e kishte marrë boxh.
Kështu, si rregull, e dashura e tij Ashleigh duhej ta kthente pas propozomit.
John i dha një të panjohure të quajtur Jenni Parker 50 euro për të përdorur unazën e saj, sa për propozimin.
Gjithsesi, situata nuk është aq e keqe sa duket.
27-vjeçari shpjegoi se donte që partnerja e tij ta zgjidhte vetë unazën, prandaj zgjodhi një të përkohshme sa për propozimin.