Na pëlqen ajo jo, çdo gjë në ditët e sotme na lidh me mediat sociale, pasi ato janë tashmë pjesë e pandashme e jetës sonë.
Edhe nëse duam, nuk mund të shkëputemi prej tyre sepse mund të humbnim lidhjet me njerëzit tanë të dashur apo edhe me punën.
Duke u nisur nga ky problem i kohëve moderne, 21-vjeçari Sam Bailey është munduar ta pasqyrojë realitetin në artin e tij digjital.
Me artin e tij, ilustruesi nga Britania e Madhe përcjell mënyrën sesi njerëzit sot po varen çdo ditë e më shumë nga realiteti virtual që ofrojnë mediat sociale.
Për më shumë, shfletoni foto-galerinë e mëposhtme. JOQ Albania