Kevin Prince Boateng ka përjetuar një natë të tmerrshme.
Ai ishte titullar në ndeshjen që Barcelona fitoi mbrëmjen e djeshme 1-0 ndaj Real Valladolid.
Teksa mesfushori ganez po luante në fushë, hajdutët kishin hyrë në shtëpinë e tij dhe kishin bërë kërdinë.
Sipas mediave spanjolle, lojtarit i kanë grabitur bizhuteri dhe para në vlerën e 300,000 eurove.
Kështu, buzëqeshja në fytyrën e tij është ngrirë menjëherë sapo ka hyrë në shtëpi dhe ka parë çfarë ka ndodhur pas ndeshjes.