Në përvjetorin e 11 të Kosovës kanë ardhur disa nga liderët e rajonit, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama.
Nga Kuvendi i Kosovës kryeministri Rama, ka shfaqur shenja lodhjeje. Ai thuajse është kapur duke fjetur gjumë në mbledhjen solemne të Kuvendit për nder të Pavarësisë, shkruan Gazetaexpress.
Protesta e djeshme duket se e ka lodhur dhe e ka lënë pa gjumë kryeministrin Rama, i cili nuk i ka rezistuar një dremitje ulur mes të ftuarve.
Megjithatë Rama ka qenë ndër të parët që sot ka uruar ditëlindjen e 11-të të Kosovës.