Manchester United mund të ketë shumë shpejt një pronar të ri.
Princi i Arabisë, Mohammad bin Salman ia ka vënë syrin klubit të njohur anglez dhe ka përgatitur një ofertë stratosferike.
Sipas mediave britanike, ai është gati të ofrojë 4,4 miliardë euro që të marrë drejtimin e 'djajve'.
Drejtuesit aktualë të ekipit, Glazerat nuk kanë ndërmend ta shesin klubin, por oferta që ka bërë princi duket e parezistueshme.
Kujtojmë që familja amerikane e bleu klubin anglez për 900 milionë euro rreth 14 vite më parë, por e kanë rënduar me borxhe të mëdha.
Mesa duket, ata do pranojnë të largohen të lumtur nga drejtimi i ekipit, pasi janë pranë përfitimeve të frikshmeve.