Milani po kalon një moment fantastik në Serinë A dhe kjo dalë goditjeve të mira në merkaton e janarit si Piatek dhe Paqueta.
Megjithatë kuqezinjtë duket se nuk kanë ndërmend të ndalen dhe në merkaton e verës pritet të bëjnë edhe goditjen e madhe,
Sipas raportimeve të ‘Don Balon’, kuqezinjtë janë të gatshëm që të ofrojnë rreth 100 milionë euro për shërbimet sulmuesit uellsian, Gareth Bale.
Ky i fundit nuk po kalon momentet më të mira te Real Madrid, për shkak edhe të personalitetit të tij të ndërlikuar.
Thuhet se trajneri, Santiago Solari e ka bindur presidentin Florentino Perez që të shqyrtojë ofertat për lojtarin pasi ai nuk e ka në planet e tij.
Paraqitjet e mira të Vinicius JR si dhe potenciali i madh i Marcos Asensio duket se kanë bërë që uellsiani të mos jetë vendimtar për skuadrën.
Kjo ka bërë që situatën ta shfrytëzojë në maksimum Milani dhe pritet që shumë shpejt të nisin kontaktet mes palëve.