Bibiana Shtajnhaus është gjyqtarja e parë femër që arbitron në ndeshjen e Bundesligës.
Ditën e djeshme ajo gjykoi sfidën mes Bajern Mynih dhe Augsburg.
Por, në Iran me të mësuar se do ishte kjo gjyqtare e takimit, televizioni shtetëror IRIB vendosi të censurojë transmetimin e sfidës.
Arsyeja është se ata janë të kushtëzuar nga feja pasi në televizionet iraniane, nuk mund të shfaqen femra të “zbuluara” si në rastin e arbitres.
Ndërkohë, tashmë është e bërë e zakonshme që në takimet e Bundesligës, të arbitrohen nga gjyqtare femra.
Teksa shpeshherë kanë qënë të pozicionuara në rolin e kryesores apo asistentes duke vendosur drejtësinë në fushën e gjelbër.