Ndeshja mes Rosario Central dhe River Plate në Argjentinë ka sjellë dy episode totalisht të pazakonta.
Në fillim të ndeshjes ishte një femër gjysmë e zhveshur që doli në fushë në shenjë proteste për dhunën që ushtrohet në ndeshjet e futbollit ndaj tifozëve në Argjentinë.
Megjithatë, surprizat nuk mbaruan pasi për t'i vënë kapakun mendoi një qen.
Ai ka zbritur në fushë dhe ka ndërprerë ndeshjen.
Për më tepër, që e gjen aty vendin e përshtatshëm për të lënë një jashtëqitje.
Lojtarët të shtangur janë detyruar ta nxjerrin me forcë jashtë fushe.
Pamjet kanë bërë xhiron e internetit.
A dog taking a shit on the pitch and temporarily evading capture at Rosario Central vs River Plate pic.twitter.com/ycuFadVHII
— Footballers with animals (@ftbllrswanimals) February 14, 2019