Situata e Interit dhe Mauro Ikardit vazhdon të jetë e tensionuar pasi lojtari nuk pranon rinovimin.
Gjithë fajin për këtë situatë sipas tifozëve zikaltër e ka bashkëshortja dhe njëkohësisht menaxherja e tij, Uanda Nara.
Madje makina e saj u godit me gurë ditën e djeshme nga tifozët e Interit
Ndërkohë faqja“Inter Germany” ka postuar në “Facebook”, një “Instastory” të Vandës, ku shfaqet Ikardi me bluzën e Juventusit.
Kjo faqe pretendon se fotoja është hedhur nga bashkëshortja e Ikardit, teksa është fshirë menjëherë.
Ngelet për t’u vërtetuar nëse kemi të bëjmë me një lajm bombastik që lidh ish-kapitenin e Interit me Juventusin, apo është thjesht një montim.