Dy humbje radhazi ndaj Tiranës dhe Teutës, i kanë kushtuar shtrenjtë, trajnerit shkodran të Kukësit, Armando Cungu.
Pasi u mund një javë më parë nga Tirana me rezultatin 0-1, Kukësi pëson një tjetër disfatë në Durrës nga Teuta, e cila arriti të fitojë me përmbysje ndaj verilindorëve.
Mësohet se shkarkimi i Cungut, do të zyrtarizohet në seancën stërvitore të së dielës.
Kandidati më potencial për të zëvendësuar Cungun është Ramdan Ndreu.
Me humbjen e të premtes, Kukësi u parakalua në renditje nga Teuta, e cila zbriti verilindorët në vendin e tretë.