JOQ Albania
Home

Për ta blerë duhet “shitur” veshka, zbulohet një nga tiparet më të shumëpritura të Galaxy S10
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 16/02/2019 18:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Samsung do ta prezantojë botën me serinë Galaxy S10 më 20 shkurt gjatë eventit të quajtur “Galaxy Unpacked”.

Por, para se ta prezantojë kompania zyrtarisht, në rrjet po qarkullojnë disa foto që tregojnë një nga tiparet më të shumëpritura të Galaxy S10.

Tipari i shumëpritur është skaneri për gjurmë gishtash në ekran dhe jo në një buton. Ky tipar ishte planifikuar për Galaxy Note 9, por nuk arriti të shfaqej në produktin përfundimtar.

Është e vështirë të thuhet saktësisht se nga vijnë imazhet e reja, por ka të ngjarë të jetë ndonjë person entuziast nga zyrat e brendshme të kompanisë koreano-jugore.

Fotot e publikuara tregojnë edhe një herë që Galaxy S10 mund të jetë i pajisur me tre kamera primare. JOQ Albania