“Vunë dorën në zjarr” se Kryeministri do ikte/ Kush shkoi sot në shtëpi Kryemadhi, Basha apo Rama?

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 16.02.2019, 18:11

Ditën e sotme në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" u zhvillua protesta e paralajmëruar nga opozita prej disa javësh.

Aleatët opozitarë dhe qytetarë mbushën sheshin para Kryeministrisë në orën 11:00, ndërsa vetëm pak minuta më vonë situata u tensionua, duke mësyer ambientet e Kryeministrisë. Qindra qytetarë çanë kordonin e policisë dhe filluan të prishnin skelat që shërbenin për rrethimin e derës së Kryeministrisë dhe me dërrasat që kishin në duar thyen xhamat e derës.

Ky ishte momenti kur policia filloi me hedhjen e gazit lotsjellës, ç'ka shkaktoi edhe gjendje të të fiktit tek disa protestues, por edhe efektivë të policisë, të cilët me shpejtësi u shoqëruan në spital për ndihmë mjekësore.

Reagimet e spektërve politikë ishin të pakta, pasi ishte thënë se protesta do të ishte e qytetarëve, mbështetur nga opozita, madje liderët, referuar këtu kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi dhe atij të PD, Lulzim Basha kishin "vënë dorën në zjarr" se sot Rama do të shporrej nga Kryeministria.

E ftuar në një puntatë të emisionit "Opinion", në TV Klan, Monika Kryemadhi, teksa theksoi se thelbi i protestës është synimi i largimit të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, deklaroi ndër të tjera:

Nesër ose ikin në shtëpi Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi ose ikën Edi Rama."

Në fakt sot protesta e paralajmëruar se do të rrëzonte Ramën, përfundoi në orën orën 16:00 dhe këtë e komunikoi vetë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas diskutimit me aleatët, duke lajmëruar se protesta do të rikthehet sërish të enjten.

Në këtë pikë natyrshëm lind pyetja pse Basha e mbylli protestën dhe pse Kryemadhi e mbështeti këtë vendim të tij?

Pikërisht sot, kur qytetarët ishin të tërbuar dhe u kishte ardhur në majë të hundës me këtë qeveri dhe reagimi i tyre ishte si në asnjë protestë tjetër, Basha ua preu hovin për t'u rikthyer në selinë blu si triumfues.

Pikërisht sot, Basha kishte mundësi t'i tregonte shqiptarëve se i ka vënë kapak marrëveshjes së 18-majit dhe nuk është duke favorizuar planet e Ramës.

Në fakt këtë Basha nuk e bëri.

Pikërisht sot, Kryemadhi kishte mundësi t'i tregonte shqiptarëve që nuk lufton sa për një karrige, por për popullin shqiptar që është i tërbuar nga padrejtësitë që i janë bërë ndër vite.

Në fakt të dy liderët e opozitës nuk zgjodhën ta bënin këtë gjë, por duhet thënë se i çuditshëm ishte edhe reagimi i Berishës, i cili preferoi që sot opozita thjeshtë të prodhonte lajme dhe mos të bëhej pjesë e historisë.

Por për tu rikthyer tek çështja më delikate, sipas jush kush shkoi sot në shtëpi Kryemadhi, Basha apo Rama?

/JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit