Gazetares shqiptare i humb portofoli në protestë, bën apelin prekës për këdo që e ka gjetur

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 16.02.2019, 17:07

Ditën e sotme në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" u zhvillua protesta e paralajmëruar disa javë më parë, nga opozita.

Në protestë kanë marrë pjesë qytetarë, politikanë dhe gazetarë padyshim, që raportojnë për mediet ku kontribuojnë dhe punojnë.

Një gazetare ka shkruar për JOQ Albania se në protestën e sotme i kanë vjedhur portofolin dhe kushdo që e ka gjetur apo e ka marrë kërkon që t'ia kthejnë.

Në fakt të gjithëve do na shkonte mendja se sa lekë mund të ketë pasur në portofol, por në fakt thirrja e saj shkon për mjetet e identifikimit dhe për një foto që ajo e mbante në portofol ku kishte dalë me të atin.

Gazetarja i bën thirrje personit që e ka gjetur portofolin t'ia kthejë mjetet e identifikimit edhe foton, qoftë edhe kundrejt një dëmshpërblimi.

Mesazhi i plotë:

Përshëndetje JOQ! Sot gjatë protestës mu desh të dilja për punë, sepse jam gazetare terreni, dhe isha e rrethuar nga militantë partish, por edhe njerëz të mirë e të mjerë. Njëri po më tregonte para kameras qindarkat e fundit që kish në grusht... Por dreqi e do që un tani jam pa asnjë dyshkë në xhep. Kur u hodh gazi lotsjellës turma u bë grumbull dhe gjithçka ishte lqos, sikur tmos mjafonte kjo, njerëzit po shtyheshin edhe për të parë Bashën. Për t'i rënë shkurt, më humbi portofoli! Nuk e di nesë ma mori dikush (sepse e kisha ne çantën e shpinës) apo se si mund të ketë rënë. Është i zi dhe, me ngjyrë të kuqe pak, kisha një shumë të konsiderueshme, por lekët ua bëj hallall kushdo e ka gjetur. Ju lutem shumë më ktheni vetëm kartat e identitetit (2 copë) dhe foton me tim atë sepse vlen më shumë se gjithçka për mua, ka vlerë emocioni që s'mund ta përshkruaj. Kartat e identiteti më duhen sepse kam prokura me to dhe bllokohem totalisht. Unë e di që vidhet për hall dhe lekët i paçi hallall, por vetëm më ktheni kartat t'gjitha edhe tjerat bashkë me ato të identitetit dhe foton, ju lutem. Ore do keni edhe dëmshpërblim plus, por vetëm m'i ktheni, lërini ku të doni vetëm njoftoni me mesazh, telefonat ose çfarëdo k'tu ku po shkruaj tek JOQ Albania. Kushdo që e kishte marr portofolin, kishte lënë këtë mbrojtëse cel në çantë, por sdua të shkoj deri tek denoncimi, jo tani të paktën. Faleminderit shumë!"

Në fakt të të vjedhin portofolin dhe të ofrosh dëmshpërblim për atë që të takon ty, këtu në Shqipëri është parë dhe dëgjuar, por mjetet e identifikimit dhe ajo foto kanë rëndësi më shumë sesa gjithçka për gazetaren.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit