Një 25-vjeçare ka sjellë në jetë në mënyrë natyrale 6 vajza dhe një djalë.
Rasti është shënuar në Irak dhe kjo është hera e parë që në këtë vend vinë në jetë vijnë shtatënjakë
Sipas mediave vendase, nëna e re gëzon shëndet të mirë pasi ka lindur një e nga një foshnjat e saj në mënyrë natyrale. Fëmijët po ashtu ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
25-vjeçarja, emri i të cilës nuk është bërë publik, lindi në një spital në provincën Diyali të Irakut lindor.
Babai i fëmijëve, Youssef Fadl tha se ai dhe gruaja e tij nuk kishin planifikuar të zgjeronin familjen e tyre dhe tani kanë dhjetë të vegjël për të cilët duhet të kujdesen. JOQ Albania