Nikolo Zaniolo është padyshim talenti i momentit në futbollin italian.
Dopieta e fitores ndaj Portos në Ligën e Kampionëve o ka mahnitur të gjithë dhe tani po flitet pafund për të.
Së fundmi, 19-vjeçari është bërë protagonist i një lajmi rozë dhe fajin për këtë e ka e ëma e tij.
Francesca Kosta, romaniste dhe tifozja e parë e Nikolo është aktive në Instagram dhe poston shumë foto.
Popullariteti që Zaniolo ka marrë në këto muajt e parë te Roma ka ndikuar edhe tek mamaja e tij, që tani po bëhet një yll i internetit.
Ajo poston shpesh edhe foto provokuese duke fryrë buzët apo duke ui shfaqur me veshje trasparente.
Kjo e ka shqetësuar djaloshin i cili e ka qortuar dhe i ka kërkuar të ndalet.
Ai i shkruan:
Të shohim nëse e ema do e pranojë qortimin e të birit dhe do ndalet së postuari foto në rrjetet sociale...