Një nxënës nga India vuan nga një gjendje e rrallë e njohur si 'sindroma e ujqërve'.
Për shkak të gjendjes së tij të rrallë, Lalit Patidar e ka të gjithë fytyrën të mbuluar me qime që duken si gëzof i trashë.
13 vjeçari ka lindur me “congenital hypertrichosis”, një gjendje e pashërueshme e cila shkakton sasi jonormale të qimeve të gjata deri në 5 cm të cilat rriten në fytyrën, krahët dhe pjesë të tjera të trupit.
Lalit, i cili është goxha i populluar në shkollë, thotë se zakonisht nuk e ka problem pamjen e tij, por nuk janë të pakta rastet kur të panjohurit i hedhin gurë dhe e quajnë 'majmun'. JOQ Albania