Pas rinovimit të trajnerit Ernesto Valverde, edhe futbollisti shqiptar Labinot Kabashi, ka nënshkruar kontratën e re me gjigantët e Barcelonës.
Klubi katalanas, në faqen zyrtare të saj njofton se Kabashi ka vazhduar kontratën edhe për dy sezone, me mundësi vazhdimi edhe për dy tjera.
Katalanët i kanë vendosur Kabashit klauzolën e lirimit prej 40 milionë euro.
Ndërkaq, ajo do të rritet në 100 milionë euro, nëse lojtari arrin të futet në skuadrën e parë.
Kabashi, më 28 shkurt mbush 19 vite, ndërsa shihet si një nga talentët më të mëdhenj të futbollit shqiptar.