Në pjesën e zakonshme të ritit të së premtës, besimtarët myslimanë sot do të dëgjojnë hoxhallarët tek flasin për pavarësinë.
Bashkësia Islame e Kosovës ka vendosur që sot në të gjitha xhamitë e Kosovës të ligjërohet për atdheun, rrjedhimisht për Pavarësinë e Kosovës, transmeton JOQ Kosova.
Ndër të tjera aty i thuren fjalët më të ndjera atdheut, e madje citohet edhe Mulla Idris Gjilani, që pati thënë se "pa fe s'ka atdhe, pa ardhe nuk ka fe".
Në përvjetorin e 11 të pavarësisë së Kosovës, sot, edhe mësimdhënësit në orën e parë të mësimit do t’u flasin nxënësve për të njëjtën temë.
Ky është dokumenti me ligjëratën e plotë: