Diego Simeone nga sot është trajneri më i paguar në botë.
Argjentinasi ka pranuar rinovimin e kontratës me Atleticon e Madridit dhe do të përfitojë nga kontrata e re 24 milionë euro në vit
Deri pak muaj më parë, ai kalohej nga Zhoze Murinjo te Mançester Junajtid.
Klubi anglez shpenzonte 25 milionë euro bruto në sezon për të, i ndjekur nga Marçelo Lipi i cili paguhej 23 milionë euro si trajneri i Kinës.
Asnjë prej tyre nuk është më në detyrë, duke i lëshuar fronin Simeones, i cili tashmë ndiqet nga Pep Guardiola. '
Spanjolli duhet të kënaqet me “vetëm” 20 milionë euro në vit.