Afrikanët reagojnë pas sherrit: Ja pse na rrahin në Lezhë

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14.02.2019, 23:00

Lojtarët e ardhur nga Afrika për të luajtur futboll në vendin tonë, shpesh herë përballen me kushte skandaloze dhe totalisht ndryshe nga sa u është premtuar kur vijnë.

Ditën e djeshme, dy futbollistët guineas të Besëlidhjes së Lezhës kanë renë pre e dhunës.

Oumar Kamara dhe Isak Kamara janë përballur me një situatë tejet të pakëndëshme teksa disa të rinj i kanë sulmuar me shkopinj.

Të gjithë janë ndaluar nga policia, ndërsa vetë dy futbollistët, kanë sqaruar për RTSH arsyet pse sulmohen në qytetin e Lezhës.

Oumar Kamara tregon:

Bashkë me shokun tim mbaruam stërvitjen dhe po shkonim në shtëpi. Dy djem me makinë na ofenduan fillimishtme fraza raciste dhe unë iu përgjigja me gjest. U larguam përkohësisht por na gjetën dhe vazhduan të na ofendonin duke na kërkuar që të largoheshim nga qyteti.
Na dolën më pas 3 djem në rrethrrotullim dhe na sulmuan me sende të forta dhe u përleshëm. Shoku im telefonoi presidentin i cili erdhi menëjehrë dhe situata u qetësua, shkuam në polici dhe bëmë denoncimin. Jam i zhgënjyer me këtë ngjarje sepse kemi dhënë gjithçka këtu. Janë thjesht disa njerëz të këqinj.

Ndërkaq, Isaku u shpreh:

Nuk e di pse ndodhi kjo, jam prej vitesh në këtë qytet dhe nuk më kishte ndodhur diçka e tillë. Mund të them që janë vetëm racistë dhe jo njerëz që kanë konflikte personale me ne”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit