“Napolin e kam në lëkurën time”, Hamshik i përlot të gjithë me letrën e tij

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14.02.2019, 21:37

Pas 12 vitesh, Marek Hamshik i jep zyrtarisht lamtumirën Napolit. Nga sot, mesfushori sllovak është pjesë e skuadrës kineze Dailan Jifang.

Marrëveshja mes klubeve u mbyll për 20 milionë euro dhe ai tashmë do ndryshojë ngjyrat e fanellës.

Megjithatë, Hashmik e ka të vështirë të largohet nga Napoli, atje ku është dashuruar me gjithçka, ekip, stadium, tifozë dhe qytet.

Ai ka shkruar dhe një letër prekëse për gjithë eksperiencën e tij te kjo skuadër duke prekur gjithë tifizët e futbollit me fjalët e tij

Letra e plotë:

Më duhet të kërkoj falje të gjithë tifozëve. Unë doja, shpresoja dhe ëndërroja t’iu thoja mirupafshim juve. Të bëja një xhiro të madhe rreth fushës duke duartrokitur. Ju gjithmonë më keni dashur dhe më keni mbështetur pa kushte në momente të mira dhe të këqija. Unë e kam Napolin në lëkurën time si tatuazh, ashtu si fitoren tonë të parë në kupë pas 25 vitesh.
Ajo ndeshje është e pamundur të harrohet. Është e pamundur të harrohen rekordet që thyeva të Bruskoltit dhe të Maradons. Në këtë qytet janë rritur fëmijët e mi, të cilët janë napoletanë në çdo sjellje. Më duhet t’i falenderoj të gjithë. Të gjithë trajnerët që më kanë trajnuar, të cilëve i detyrohem rritjen time si lojtar dhe si njeri. Të gjithë mjekëve dhe stafit teknik dhe çdokujt tjetër në Napoli. Miqve të mi, të cilët do të më mungojnë.
Sa më shpejt të jetë e mundur, shpresoj që do të kem mundësinë për një xhiro të fundit rreth “San Paolos”, duke duartrokitur me ju. Ju dua të gjithëve dhe do ta dua këtë qytet përgjithmonë. Faleminderit nga zemra të gjithëve dhe i uroj më të mirën shokëve të ekipit për pjesën tjetër të sezonit. Shpresoj që të fitoni Ligën e Europës”!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit