Drejtori Beppe Marotta ka marrë mbështetje të plotë nga kryesia e Interit në mënyrë që të sjellë në Milano një sulmues me peshë
Sipas mediave italiane, ai do Aleksis Sançezin në ekip.
Kiliani do të largohet nga Manchester United me të përfunduar ky sezon, pasi ka dështuar ta tregojë veten që nga kalimi i tij prej Arsenalit.
‘Djajtë e Kuq’ janë të gatshëm ta shesin atë në shumën e 40 milionë eurove dhe Interi do ta paguajë atë shumë.
Sançez do mbushte njëherë e mirë boshllëkun që do linte në ekip, Mauro Ikardi i cili duket gjithnjë e më pranë largimit.