Prokuroria: Shoferi i autobusit ku mbetën 14 viktima, nuk ishte i dehur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.02.2019, 17:10

Prokurori nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup bashkë me ekipin e MPB-së sot gjatë mesditës kanë mbaruar ekspertizën në vendngjarje të aksidentit të mbrëmshëm në rrugën Shkup-Gostivar ku humbën jetën 14 udhëtarë dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar.

Sipas gjetjeve të deritanishme, Prokuroria thotë se është konfirmuar se shoferi nuk kishte qenë i dehur, transmeton JOQ Kosova.

Komunikata e plotë e Prokurorisë:

Intensivisht punohet në vërtetimin e të gjitha detajeve të cilat do të mund të zbulonin shkaqet e aksidentit. Autobusi i kompanisë “Durmo Turs” është marrë nga vendi i ngjarjes dhe me urdhër të Prokurorit Publik mbi te do të kryhet kontroll teknik i detajuar nga ana e Fakultetit të Makinerisë në Shkup. Nga informatat e deritanishme flitet se bëhet fjalë për autobus të vitit 2001, dhe se për herë të fundit ka qenë i regjistruar në janar të viti 2019.

Vozitësi i cili ka drejtuar autobusin është hospitalizuar dhe ka marrë lëndime trupore. Menjëherë pas aksidentit prokurori publik realizoi një bisedë me te dhe gjatë kësaj ai ka nuk ka dhënë detaje relevante për ngjarjen. Prokurori publik gojarisht është njoftuar se analizat e gjakut dhe të urinës flasin se në momentin e aksidentit tek vozitësi nuk është regjistruar prezenca e alkoolit, barnave apo substancave psihotrope. Më kërkesën e tabulateve nga operatorët mobil do të vërtetohet nëse vozitësi në momentin e aksidentit ka shfrytëzuar telefonin celularë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit