Një ushtare 26-vjeçare nga Britania e Madhe është marrë në pyetje nga eprorët e saj të xhindosur pasi me qindra foto të sajat “të nxehta” janë gjendur në internet.
Me qindra foto të ushtares Briony Murray u gjetën në faqet me pullë të kuqe nga kolegët e saj dhe lajmi më pas shkoi deri tek eprorët.
Në fotot e publikuara duket ushtarja seksi e cila ka marrë poza provokuese. Në disa prej tyre ajo shfaqet me të brendshme, në disa të tjera, e veshur si vajzë shkolle.
Në mbrojte të saj, Briony ka shpjeguar se fotografitë janë realizuar përpara se ajo të futej në ushtri dhe kanë mbetur në internet.
Eprorët e saj vendosën që mos ta ndëshkojnë pasi, siç janë shprehur edhe vetë ata, “të gjithë mbajnë me vete nga një histori.” JOQ Albania