Te Interi situata është e tensionuar dhe protagonist bëhet sulmuesi, Mauro Ikardi.
Pas lajmit për heqjen e shiritit të kapitenit, argjentinasi refuzoi të udhëtonte me ekipin drejt Vjenës për sfidën e Ligës së Europës ndaj Rapidit.
Kjo tregon apur se mes tij dhe klubut ka një krisje.
Por çfarë do bëjë tani Ikardi?
Ditën e sotme, aiështë paraqitur i pari në qendrën sportive në “Appiano Gentile”.
Ikardi po stërvitet rregullisht në fushë, bashkë me shokët e tjerë të skuadrës, të cilët për shkak të dëmtimeve dhe skualifikimeve nuk kanë udhëtuar me skuadrën në transfertën e Vjenës.
Tashmë largimi i tij nga Interi është i pashmangshëm.