Trupi dhe truri jonë kanë nevojë për gjumë në mënyrë që të përgatiten për aktivitetin e një dite të re.
Por, si duket mungesa gjumit nuk shkakton vetëm lodhje, por edhe kancer. Sipas një studimi të realizuar së fundmi, më pak se shtatë orë gjumë në natë mund të bëhen shkak për shfaqjen e kancerit.
Kjo pasi pagjumësia mund të dëmtojë përgjithmonë ADN-në e një personi.
Mungesa e gjumit mund të zvogëlojë aftësinë e ADN-së për të rimarrë veten, duke sjellë kështu dhe sëmundje gjenetike.
Studimi në fjalë u përqendrua më shumë tek mjekët, të cilët për shkak të punës së ngarkuar, detyrohen të reduktojnë orët e gjumit.