Reali fiton në frymën e fundit, Tottenhami shumë i fortë për Dortmundin

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 13.02.2019, 23:02

U luajtën sonte dy sfidat e radhës për fazën e 1/8-ve të Champions League. Reali i Madridit, fitoi në minutat e fundit në transfertë ndaj Ajaksit me shifrat 1-2, ndërsa Tottenhami mposhti 3-0 Dortmundin.

Ajax-Real Madrid 1-2

Ishte Benzema që zhbllokoi shifrat në minutën e 60-të, por Zieç u kundërpërgjigj me një kundërsulm të bukur të Ajaksit, në minutën e 75-të.

Teksa takimi po shkonte drejt barazimit, për golin e fitores të Realit mendoi Asenio i cili vulosi takimin në shifrat 1-2. Gjithsesi, kualifikimi mbetet i hapur për ndeshjen e kthimit.

Tottenham-Dortmund 3-0

Ndërkaq, gjysmën e punës e ka bërë Tottenhami në sfidën tjetër pasi fitoi 3-0. Edhe pse me mungesat e Dele Ali dhe Herri Kejn, “gjelat” shënuan plot 3 gola në pjesën e dytë.

Fillimisht me koreanin Son, sapo nisën 45 minutat e dyta, dhe më pas, teksa loja po shkonte drejt fundit, gjeti rrugën e rrjetës edhe dy herë në minutat 83 dhe 86, me Vertonghen dhe Jorenten, duke hedhur kështu një hap të sigurt drejt turit tjetër.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit