Një gjahtar amerikan i fiksuar pas “trofeve” ka paguar plot 110,000 dollarë për të vrarë një dhi të egër që është specie në zhdukje.
Shuma e parave është vendosur nga qeveria pakistaneze në mënyrë që të reduktohet numri i gjahtarëve që kanë si synim të vënë nën shënjestër kafshën e rrallë.
Kështu, Bryan Harlan-it iu desh të paguante shumën e vendosur nga Pakistani në mënyrë që të pajisej me një licencë që e lejon të vrasë dhinë.
Astore Markhor është një dhi me brirë të përdredhur që jeton në rajonin Gilgit-Baltistan, Himalajet veriore.
Videoja e vrasjes së dhisë së egër është postuar në YouTube nga biznesmeni amerikan dhe ka shkaktuar zemërim tek aktivistët për të drejtat e kafshëve.
Përpjekjet për të ruajtur Astore Markhor janë forcuar më shumë pasi disa raporte të vitit 2011 kanë treguar se kishin mbetur vetëm 2,500 dhi të egra në habitatin e tyre natyror.
Shkak për uljen e numrit të popullatës së tyre besohet të jetë shpyllëzimi, veprimet ushtarake, gjuetia për ushqim dhe gjuetia për marrjen e brirëve. JOQ Albania