Një grua është arrestuar në fshatin Grashticë të Prishtinës. Ajo është akuzuar për armëmbajtje pa leje pasi në 20 janar ajo kishte shtënë me kallashnikov në ambientet e shtëpisë së saj.
Gruaja ka refuzuar fillimisht se posedon armë zjarri, por pas hetimeve dhe bisedave të zhvilluara, njëri nga anëtarët e familjes e ka dorëzuar armën e llojit kallashnikovë, e cila është konfiskuar nga policia.
Pas marrjes në pyetje e akuzuara është liruar në procedurë të rregullt.