Bomba e Haradinajt: Rama pengesë për hapjen e negociatave, të mbajë vendin e tij!

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 13.02.2019, 14:28

Kryeministri Ramush Haradinaj i kërkon Edi Ramës të mos përzihet më tepër se ç’i takon me punët e Kosovës.

Haradinaj shprehet se nuk i kanë kërkuar ndihmë për çështjet e Kosovës, ndaj i kërkon që të mbajë vendin e tij, derisa t'i kërkojnë vetë ata ndihmë. Rama po favorizon një opsion të ndarjeve të kufivje. Ai nuk e vendos Kosovën në një plan të mirë Kosovën, është shprehur më tej kryeministri Haradinaj.

Deklarata e Haradinajt:

Po e kisha lut zotin Rama të rrijë në përgjegjësi të veta. Edhe ai sa Shqipëri sa… ku ti lypim ndihmë le tna ndihmon, por përgjegjësia e tij është Shqipëria në këtë rast. Mos ti japë vetes më shumë ngarkesë se edhe na jem ktu.”

Sipas Haradinajt, nëse Brukseli dyshon se Rama favorizon ndarjen e Kosovës, rrezikon vendosjen e Shqipërisë në plan të mirë me BE-në, ku rrezikohen negociatat dhe jo vetëm.

Sa i përket presionit për heqjen e taksës 100% që i është vendosur mallrave serbe, Ramush Haradinaj duket i palëkundur. Kundërshtarët e kësaj takse Haradinaj i sfidoi t’i zënë vendin si kryeministër. Ai përsëriti premtimin se përsa kohë të jetë kryeministër i Kosovës, taksa 100% ndaj mallrave serbe nuk do të hiqet.

Haradinaj theksoi se ndasitë brenda faktorit politik shqiptar jo vetëm kanë konfuzuar Uashingtonin, por edhe kanë përçarë aleatët historikë të Kosovës, SHBA-në dhe BE-në, sa i përket zgjidhjes së problemeve të Kosovës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit