Filin Ropstrof , e dashura sulmuesit danez, Niklas Bendtner ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Ajo ka bërë tatuazh në qafë pseudonimin “Lord” të lojtarit danez, duke e postuar foton në “Instagram”.
Çifti ka kohë që janë bashkë dhe tatuazhi i bërë nga bukuroshja tregon hapur se dashuria e tyre është e përjetshme.
Niklas Bendtner aktualisht luan me ekipin e Rosenborg, ndërsa në të kaluarën ai ka mbajtur veshur fanellën e Arsenalit, Juventusit, Wolfsburgut... etj.