Manchester United u mund mbrëmjen e djeshme nga PSG-ja me rezultatin 0-2 në raundin e 1/8-ave të Champions League.
Pas ndeshjes, një televizion iranian ka censuruar stemën e ekipit anglez duke bërë një ndryshim të saj.
Shkak për ndryshimin e stemës është bëri “Djalli i Kuq” që karakterzin ekipin e United.
Ky simbol është i ndaluar të përdoret në televizionet iraniane.
Kjo ka bërë që drejtuesit e televizionit të zëvendësojnë stemën aktuale të Manchesterit me atë të vitit 1970, kur nuk figuronte “Djalli i Kuq”.