U luajtën sot dy ndeshjet e para të 1/8-ve të Champions League teksa Roma ka mundur brenda 2-1 Porton, ndërsa PSG ka arritur një fitore në transfertë përballë Manchester United.
Trajneri Solskjaer provon kështu humbjen e parë nën drejtimin e djajve pas 11 rezultateve pozitive radhazi.
Kimpembe dhe Mbappe ishin autorët e golave për parisienët që me fitoren e sotme kanë hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit.
Nga ana tjetër Roma i falet supertalentit, Zaniolo i cili shënoi dy gola ndaj Portos, por miqtë ngushtuan diferencën duke lënë gjithçka hapur për ndeshjen e kthimit.
Roma-Porto 2-1
Manchester United-PSG 0-2