Prokuroria nis hetimin për kallëzim të rremë për vajzën që tha se u përdhunua nga mësuesi dhe polici

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.02.2019, 14:24

Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka dhënë detaje rreth rastit të vajzës nga Drenasi, e cila ka rrëfyer se prej vitit 2016, kur ajo ka qenë 16-vjecare, është shfrytëzuar seksualisht fillimisht nga një mësues i shkollës së saj, e më pas edhe nga polici.

Siç thotë Prokuroria, janë nisur hetime për kallëzim të rremë nga vajza.

Kjo për arsye se, siç thotë Prokuroria, ajo ka dhënë deklarata kontradiktore.

Komunikata e plotë e Prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin se lidhur me rastin për dyshim të keqpërdorimit seksual ndaj të miturës nga Drenasi, A. G., ka pranuar kallëzim penal më 21.09.2017, kurse, prokurori i çështjes ka marrë aktvendim per fillimin e hetimeve më 10.01.2018.

Prokurori i çështjes, me rastin e intervistimit të dëmtuarës së mitur, A. G., më 11.01.2018, fillimisht e ka njoftuar të njëjtën me të drejtat e saj, konform nenit 62, 63, 217 dhe 218 të KPKP-së, në praninë e përfaqësuesit ligjor (babait), mbrojtësit të viktimave, avokatit sipas detyrës zyrtare, si dhe, avokatit me autorizimin e të dyshuarit.

Gjatë intervistimit të së miturës, është vërejtur se e njëjta e ka mohuar në tërësi deklaratën e dhënë në Policinë e Kosovës, më 14.09.2017, me të cilën deklaron se, gjatë gjithë kohës ka pasur keqpërdorim seksual nga i dyshuari, Sh. Xh. Përkundër insistimit të vazhdueshëm të prokurorit që e dëmtuara ta thot të vërtetën, dhe nëse e bën të kundërtën, prokurori do të ushtroj kallëzim penal ndaj saj, për deklarim të rrejshëm, ajo me çdo kusht i ka refuzuar të gjitha deklarimet e mëparshme, me arsyetimin se deklarata e parë e dhënë në Policinë e Kosovës, ka qenë në tërësi e trilluar.

Me qëllim të grumbullimit të provave gjatë fazës së zhvillimit të hetimeve, prokurori i rastit, në bazë të kërkesën së tij, ka pranuar nga Departamenti për Mjekësi Ligjore, Ekzaminimin Gjinekologjik-Fizik për të dëmtuarën, të dt. 15.09.2017. Po ashtu, prokurori i çështjes, ka intervistuar edhe të dyshuarin, Sh.XH., më 11.01.2018, i cili në tërësi i ka mohuar pretendimet e deklaruara nga e dëmtuara, në deklaratën e parë të dhënë në Policinë e Kosovës.

Bazuar në rezultatet e të gjitha këtyre veprimeve hetimore, prokurori i rastit merr aktvendim për pushimin e hetimeve, të evidentuar me PP/II nr. 5763/17, të dt. 19.01.2018, me arsyetimin se, për rastin në fjalë, meqenëse ka pasur dy (2) deklarata kontradiktore, dhe ekzaminimin mjeko-ligjor, i cili nuk ka rezultuar me ndonjë rezultat konkret, vjen në përfundim se në veprimet e të dyshuarit, Sh. Xh., nuk qëndrojnë elementet inkriminuese për veprën penale, Keqpërdorim seksual, nga neni 235 të KPRK-së.

Meqenëse prokurori i rastit ka pasur dy (2) deklarata kontradiktore nga e dëmtuara, prokurori i çështjes përpilon shënim zyrtar, më 19.01.2018, me të cilën kërkon që të inicohet procedurë hetimore ndaj të dëmtuarës, në drejtim të veprës penale, Lajmërimi apo kallëzimi i rremë, nga neni 390 par. 2 lidhur me par. 1, të KPRK-së, dhe kërkon që ky shënim zyrtar të konsiderohet kallëzim penal.

Kurse, për rastin e dytë që është duke u zhvilluar procedurë penale në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në të cilën çështje penale është e dëmtuar e njëjta, prokuroria do ta mbajë të informuara opinionin për ecurinë e rrjedhës së procedurës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit